Përgatitjet janë drejt fundit.
Po punohet deri në detaje për t`i ofruar publikut të kryeqytetit por jo vetëm një koncert festiv si rrallë më parë.
Në datën 31 dhjetor Elvana Gjata, Ylli Limani, Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son bëhen bashkë në Pallatin e Sportit në Parkun Olimpik të Tiranës.
“Ka qenë shumë e vështirë t’i bësh bashkë këta 6 artistë, sidomos natën e Vitit të Ri.”
Koncerti i organizuar nga “Elite Event” ka 6 muaj që projektohet.
“Është kujdesur në çdo detaj.”
Kapaciteti shkon deri në 3 mijë e 500 vende ndërsa organizatorët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë shërbimit ndaj klientëve dhe sigurisë në event.
“Ka pasur disa herë koncerte të madhe, por ne i kemi kushtuar rëndësi shërbimit dhe sigurisë.”
Organizime të kësaj natyre, në ambiente të mbyllura e me mijëra pjesëmarrës janë ngjarje e rrallë për Shqipërinë.
Koncerti që bashkon artistët më të dashur shqiptar nis në orën 23 e 30 minuta.