Gati “paketimi” drejt Turqisë, apeli i Durrësit lejon ekstradimin e mashtruesit me kriptomonedhat

Shqipëria

Gati “paketimi” drejt Turqisë, apeli i Durrësit lejon ekstradimin e mashtruesit me kriptomonedhat

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:00
Faruk Fatih Özer

Gjykata e Apelit Durrës vendosi të lejojë ekstradimin drejt Turqinë të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, të akuzuar për mashtrime me kriptomonedhat.

Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave Thodex, humb betejën ligjore për të shmangur ekstradimin nga Shqipëria në Turqi.

Gjykata e Apelit Durrës, mbylli këtë të shtunë procesin, duke vendosur dorëzimin e të riut tek autoritetet turke që e akuzojnë për mashtrim me pasoja të rënda.

Gjyqtari Valbon Çekrezi, la kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë mbi çështjen e shtetasit turk

Özer, që nuk ishte I pranishëm në seancë u përfaqësua nga avokat kryesisht, pasi në seancën e fundit, gjyqtari përjashtoi mbrojtësin ligjor të 28 vjeçarit, për zvarritje të procesit gjyqësor.

Sipas gjykatës, për vendimin e sotëm të apelit, mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Aktualisht Özer mbahet në qelitë e paraburgimit me masën “Arrest me burg”, në pritje të përfundimit të të gjitha shkallëve të sistemit të gjyqësorit për të shmangur ekstradimin.

Themeluesi i platformës së kriptomonedhave Thodex u arrest 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".

Ai dyshohet se vodhi rreth 2 miliard dollarë duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur të kriptovalutës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat