5 qytetarë janë infektuar me COVID në ditën e parë të vitit 2023, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit nga 126 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 5 qytetarë në Tiranë. Aktualisht janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,019 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika ( 1 Janar 2023)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 126
Testime totale 2,020,093
Raste pozitive 332,799
Raste të shëruara 329,019
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 146
Fier 15
Vlorë 4
Shkodër 4
Gjirokastër 3
Berat. 3
Dibër. 3
Durrës. 2
Lezhë. 2
Kukës. 2