Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se mbrëmë e ka organizuar një ndejë me artistët, sportistët dhe shkencëtarët shqiptarë që janë në pension.
Ai është deklaruar falënderues ndaj kontributit të tyre.
“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribuues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, ka thënë Rama.
Njoftimin ai e bëri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.