Avokati Redi Ramaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se Shqipëria është rasti i parë në botë që nuk ka gjykata funksionale.
Ai sqaroi se kemi qenë vendi i vetëm në botë që për gati katër vjet nuk kemi pasur Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.
“Sot kemi problematika me Gjykatën e Apelit dhe gjykatat e shkallës së parë. Nëse e keni dëgjuar, para disa kohësh vetë Bashkimi Europian, zyrtarë të BE-së thanë se asnjë shtet tjetër nuk do bëjë reformën e Shqipërisë se është shumë radikale,” – u shpreh Ramaj.
Sipas tij reforma në drejtësi që është aplikuar në Shqipëri është unike në planet dhe asnjë shtet nuk do ta provojë, pikërisht sepse është shumë radikale.