Mbrëmjen e djeshme tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Dy prej viktimave janë vëllezër, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi.
Viktima e tretë është gruaja e Kujtimit, Lulzime Istrefi. Të plagosurit janë Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Një banor i zonës që pa ngjarjen tha se njëri prej automjeteve ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes.