Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas një aksidenti në tunelin e Rozhajës

Shqipëria

Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas një aksidenti në tunelin e Rozhajës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 21:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditen e të enjtes në Malin e Zi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në tunelin e Lokves në Rozhajë.

Viktima S.K, ishte dërguar me shenja jete në spital por edhe përkundër intervenimit të mjekëve ai nuk arriti që t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti.

Hetimet lidhur me ngjarjen po zhvillohen, raporton Radio Televizioni i Rozhajës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat