Rama në Presidencë, 50 minuta takim kokë më kokë me Bajram Begajn

Shqipëria

Rama në Presidencë, 50 minuta takim kokë më kokë me Bajram Begajn

Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:31
Bajram Begaj dhe Edi Rama

Ka përfunduar takimi mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë. Takimi mes Ramës dhe Begajt ka zgjatur për rreth 50 minuta.

Ky është takimi i parë që Rama zhvillon me presidentin Begaj për këtë vit që sapo ka hyrë. Kryeministri Rama, paraditen e së premtes, ka zhvilluar një takim në Presidencë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Takimi vjen pas atij që kreu i qeverisë zhvilloi me anëtarët e kabinetit qeveritar, takim që nisi ditën e mërkurë, për të vijuar deri në orët e pasdites së të enjtes.

Në fund të takimit me ministrat, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se në këtë mbledhje u diskutua për çdo sektor si dhe u miratuan objektivat konkrete për vitin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat