Rama e informoi Begajn për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës

Shqipëria

Rama e informoi Begajn për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:11
Bajram Begaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot takoi presidentin Bajram Begaj.

Pas takimit, Rama tregoi se presidentin Begaj e informoi për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.”, shkroi Rama në Facebook.

 Takimi mes Ramës dhe Begajt ka zgjatur për rreth 50 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat