Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Rama mbledh në takim drejtuesit politik të PS-së, jep porositë për organizimin në terren

Shqipëria

Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Rama mbledh në takim drejtuesit politik të PS-së, jep porositë për organizimin në terren

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në takim drejtuesit politik të PS-së në të gjitha qarqet e vendit, teksa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet vendore.

Sipas News24, takimi ka nisur rreth orës 13:30 dhe po vijon ende në vilën qeveritare.

Në këtë takim, kreu i qeverisë, në cilësinë e kryetarit të PS-së, po u jep porositë e tij për organizimin politik në terren, maksimalizimin e votës si dhe mbështetje për kandidatët e listës për këshillat ashkiakë.

Pak javë më parë, Rama zhvilloi një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit, teksa theksoi se ka shumë prej këtyre bashkive ku po diskutohet ende nëse do të jetë apo jo kandidime të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat