Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi, ka denoncuar se rregullimi i rrugës “Xhon Belushi” nuk është asgjë tjetër veçse asfalt elektoral.
Në një postim në Facebook, Këlliçi u shpreh se të tilla vepra janë afera korruptive ndërsa ka paralajmëruar se personat përgjegjës do të dërgohen para drejtësisë.
“Si qëndron e vërteta me asfaltin elektoral në Rr. “Xhon Belushi”.
Këto nuk janë rrugë. Janë thjesht afera korruptive.
Asfalti elektoral është gënjeshtër e vjetër, mentalitet i vjetër. Punë muajsh do i dali boja.
Edhe për këtë aferë, Veliajn do e çoj përpara drejtësisë!”, shkroi ai.