I arrestuar për aferën me incerenatorin e Fierit, ndërron jetë në spital Enver Sheshi

Shqipëria

I arrestuar për aferën me incerenatorin e Fierit, ndërron jetë në spital Enver Sheshi

Më: 8 janar 2023 Në ora: 09:45
Enver Sheshi

Enver Sheshi, një prej personave të arrestuar në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fierit ka ndërruar jetë në spital paraditen e sotme.

Sipas BW, Sheshi i cili po vuante dënimin në burgun 313 në kryeqytet, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Dyshohet se 59-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. 

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat