Ditën e sotme është vënë në pranga qytetari me iniciale A.D 66-vjeç banues në Mliq.
Sipas Policië së Korçës qytetari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasoje ka përplasur qytetarin R.Z 58-vjeç i cili tashmë ndodhet në spitaliin e Korçës ku po merr shërbimin mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin AD., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.