“Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…”. Kështu ka deklaruar Antonio Leka, i cili u arrestua pasditen e sotme nga policia e Lezhës, i veshur ushtarak me antiplumb dhe që mbante në çantë armë dhe municione.
Panorama.al mëson se gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë atyre se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.
35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindëshpuese dhe fishekë.
Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë.
Ndërkohë nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim zyrtar.