Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ky është shkaku

Shqipëria

Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ky është shkaku

Më: 10 janar 2023 Në ora: 11:47
Fatos Tushe

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit  të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe.

Shkak i shtyrjes së seancës mungesa e njërit prej avokateve.

Seanca e radhës u la të zhvillohej për 24 janar ora 9:30.

Tushe është dënuar nga shkalla e parë me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat