Gazetari Poli Hoxha deklaroi se zyrtarja Alda Klosi denoncoi në polici vjedhjen e bizhuterive dhe jo të parave. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se pasi policia i komunikoi Klosit se në banesën e sanitares Rozeta Dobi kanë gjetur jo vetëm bizhuteri, por edhe para, ajo ka pranuar shumë prej 120 mijë euro, duke menduar se mund t’i justifikonte.
“Unë kam konsultuar njoftimin e parë të policisë. Flitet edhe për denoncimin e zonjës Klosi. Ka edhe shumë raste në dijeninë time, në disa të publlikuara, në disa raste të pablikuara, të cilët denoncojnë vjedhje banesash, por nuk zënë në gojë para, sepse e dinë mirë që duke qenë në detyra shtetërore, duhet ta justufikojë atë para që është vjedhur.
Te njoftimi i parë i policisë, thuhet që më 15 dhjetor shtetasja denoncon vjedhjen në banesën e saj dhe thotë që në një sirtar i janë vjedhur një sasi bizhuterish dhe që dyshon te pastruesja.
Policia shkon dhe kryen kontrolle te shtëpia e tyre, i gjejnë shumën e parë jo të plotë, sepse ishte shpenzuar edhe për makina e gjëra të tjera. Në momentin që njoftohet e prekura, merret në pyetje dhe i thonë që gjetëm një sasi bizhuterish, por edhe një sasi parash, atëherë kjo pranin shumën 120 mijë, duke menduar që këtë shumë që edhe mund ta justifikojë. Ajo i ka fshehur paratë, në denoncim i ka fshehur paratë, nuk i ka zënë në gojë”, theksoi ai.