Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin mesditën e së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë.
Ajo ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Deri tani është ende e paqartë nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.