Aksident i rëndë në Librazhd, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumin Shkumbin

Shqipëria

Aksident i rëndë në Librazhd, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumin Shkumbin

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan – Librazhd, në zonën e quajtur “Ura e Marrushit” e cila njihet si zona me rrezikshmëri shumë të lartë.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Raportohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ka qenë i vetëm në automjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat