I dënuar me mbi 4 vite burg nga drejtësia greke, arrestohet në Kakavijë shqiptari i shumëkërkuar për trafik droge

Shqipëria

I dënuar me mbi 4 vite burg nga drejtësia greke, arrestohet në Kakavijë shqiptari i shumëkërkuar për trafik droge

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një shqiptar i shpallur në kërkim është kapur në pikën kufitarë të Kakavijës mbrëmjen e kaluar nga policia greke.

Sipas burimeve të BalkanWeb shqiptari u pikas nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Sakaq, bëhet me dije se ky shtetas rezulton i dënuar nga gjykata e Selanikut me 4 vite e 10 muaj burg dhe 5000 euro gjobë për trafikim të lëndëve narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat