​Rama: Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë vëllazëri shqiptare

Shqipëria

​Rama: Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë vëllazëri shqiptare

Më: 10 janar 2023 Në ora: 22:42
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e së martës ka takuar disa prej përfaqësuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Rama, i ka ftuar vet ata për një takim, e prej tyre vetëm Lëvizja Besa nuk e ka pranuar ftesën.

I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga takimi, dhe ka uruar një vit për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë. Vëllazëri shqiptare”, ka shkruar Rama.

Detaje të tjera se për çfarë kanë biseduar nuk janë bërë të ditura ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat