Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për vrasjen e Jetlira Elezit në muajin korrik ë vitit të kaluar nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici.
Dosja është depozituar në gjykatë dhe pritet të fillojë shqyrtimi i ceshtjes.
Ndaj 37-vjeçarit rëndon akuza e “vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare”
Nga hetimet rezulton se Mici e qëlloi me thikë bashkejetuesen e tij duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Shkak për krimin dyshohet se u bë kërkesa e 37-vjeçares për t’u ndarë nga autori.