Bonusi prej 20 mijë lekësh, pjesë e paketës së madhe të qeverisë të miratuar në fund të vitit që shkoi, është shpërndarë për secilën prej 6700 nënave kryefamiljare.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur se të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë, sipas premtimit, bonusin e “Pakos së Madhe”.
Besarta, nënë e tre fëmijëve e vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria që shkonte në masën 3 fish të ndihmës ekonomike.
“Kjo ndihmë është e rëndësishme për mua si nënë kryefamiljare që jam”, shprehet ajo.
Qeveria miratoi në fund të 2022-shit një fond prej 8 miliardë lekësh për të mbështetur kryesisht pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara si dhe punonjës të administratës shtetërore.
Nga kjo paketë përfituan 1 milionë qytetarë.