Nga nesër i thoni "lamtumirë" pranverës së panatyrshme që u duk se erdhi para kohe këtë vit me temperatura të larta e ditë me diell.
Duke nisur nga e premtja, termometri do të shënojë temperatura minus dhe vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Gjithashtu, do të jetë prezente edhe mjegulla e dendur, që do mbizotërojë kryesisht në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.