Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në hyrje të qytetit të Fierit.
Mësohet se është plagosur me armë një person, i identifikuar si D. M.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare ndërsa nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.