Për herë të parë pasi braktisi Partinë e Lirisë dhe u bashkua me Partinë Socialiste, deputeti i qarkut të Shkodrës, Agron Çela, shpjegon arsyet e vendimit.
Besoj se kam gjetur rrugën e duhur për qytetin tim, Shkodrën dhe për qarkun tonë. Jam më happy, jam më i lumtur dhe besoj që do të bëjë punë më të mirë për Shkodrën.
Ai thotë per Vizion Plus se në vendimmarrjen e tij nuk ndikoi kryesocialisti Edi Rama, por dëshira për t’i dhënë bashkëqytetarëve të tij dhe Shkodrës një të ardhme premtuese.
Nuk mendoj se kam pasur ndonjë nxitje por e pashë që rruga e duhur dhe rruga për të vazhduar për Shkodrën, për të ecur më qartë dhe më përpara duhet të ishte me Partinë Socialiste.
Agron Çela beson se në vendoret e 14 majit, Partia Socialiste ka shansin që të drejtojë Shkodrën, bashkinë të rëndësishme në veri të vendit, që prej 3 dekadash drejtohet nga demokratët.
Shpresoj dhe e besoj.
Për ish-partinë, atë të Lirisë ka këtë urim ne intervisten e dhene per Vizion Plus.
Unë i uroj sukesese pa diskutim Partisë së Lirisë.
Në 14 maj socialistët synojnë që për herë të parë të drejtojnë bashkinë e Shkodrës.
Kandidati ende i pazyrtarizuar është deputeti Benet Beci.
Benet Beci eshte nje kandidat shumë i fortë, shumë fitues dhe shumë njeri me eksperiencë të madhe, sidomos në menaxhimin e situatave të bashkive.