Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën - ja çfarë u diskutua

Shqipëria

Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën - ja çfarë u diskutua

Më: 13 janar 2023 Në ora: 18:02
Zelensky dhe Rama

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur sot bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se kanë diskutuar për luftën, si edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Gjatë bisedës është folur edhe për hapjen e mbasadës shqiptare në Kiev, lajmi i cili është bërë publik nga Rama një ditë më parë.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat