Lëkundje tërmeti janë regjistruar sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 2.9 e shkallës Rihter.
Lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 11.8 km me epiqendër qytetin e Klosit.
Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët.
Deri më tani, autoritetet lokale nuk raportojnë për dëmtime.