Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. 32-vjeçari S.B., është vetëvrarë me armë gjahu pranë banesës së tij. Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.