Të shtëna me armë zjarri, plagoset 50-vjeçari, policia shpall në kërkim autorin

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri, plagoset 50-vjeçari, policia shpall në kërkim autorin

Më: 14 janar 2023 Në ora: 08:03
Fier

Dashamir Muçaj ka mbetur i plagosur mesditën e djeshme pas një konflikti me Altin Nikën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 Janari’ në Fier, ku 52-vjeçari me iniciale A.N ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçajn, 50-vjeç, pas një debati mes tyre. Muçaj me Nikën kishin njohje me njëri-tjetrin, por motivet e konfliktit ende nuk dihen.

Burimet thanë se ai është qëlluar dy herë, në bark dhe në këmbë. 50-vjeçari ka përfunduar në spital nën kujdesin e plotë të mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit, i cili rezulon se është me tre emra të ndryshëm.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi dje policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat