Doza kokaine të vendosura në kuti gati për shitje, arrestohet 33 vjeçari në Fier

Shqipëria

Doza kokaine të vendosura në kuti gati për shitje, arrestohet 33 vjeçari në Fier

Më: 14 janar 2023 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person me inicialet V. B., i moshës 33 vjeç, është arrestuar.

Atij gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, në Fier.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se nga një operacion i policisë është finalizuar me sukses ku janë sekuestruar doza kokaine, gati për shitje, dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat