Merr flakë anija në Portin e Durrësit, evakuuohet ekuipazhi

Shqipëria

Merr flakë anija në Portin e Durrësit, evakuuohet ekuipazhi

Më: 14 janar 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një anije është përfshirë nga flakët në radën e portit të Durrësit.

Drejt vendit ku ndodhet anija kanë shkuar rimorkiatorët, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ekuipazhi është evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar. Sipas burimeve nga Drejtoria e përgjithshme detare, zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.

Anija është me flamur panamez, por me pronar shqiptar. Pranë mjetit lundrues, ndodhen zjarrfikës të specializuar për të shuar zjarrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat