Anija që u përfshi nga flakët në Durrës mbante flamurin panamez, ministria e Mbrojtjes jep detajet

Shqipëria

Anija që u përfshi nga flakët në Durrës mbante flamurin panamez, ministria e Mbrojtjes jep detajet

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka evakuuar ekuipazhin e anijes me flamurin panamez, e cila u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Durrës.

Sipas ministrisë, efektivët e Forcës Detare iu përgjigjen menjeherë thirrjes së autoriteteve portuale.

Kjo  duke bërë të mundur evakuimin e ekuipazhin dhe fiken e zjarrit.

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”.

Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftimin e ministrisë e cila ka publikuar edhe fotot e anijes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat