The Sun ka sjellë një tjetër artikull lidhur me aktivitetin kriminal të bandave shqiptare në Britani, duke u fokusuar tek zonat dhe kullat ku kryesisht banojnë.
“Rrjeti sekret i selisë së bandave të Britanisë është i përhapur në të gjithë vendin, nga pallate rezistente ndaj plumbave deri te pronat e këshillit.
Por pas dyerve të përforcuara të këtyre qendrave të krimit shtrihet një botë dhomash, dyqane armësh dhe luksi të jashtëzakonshëm”, shkruan The Sun.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/15/auto_the-sun1673737503.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/15/auto_londra1673737504.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/15/auto_Capture-1041673737506.jpg)
Gjithashtu The Sun shkruan se ka gjurmuan pallatet mafioze të bosëve aktualë dhe të dikurshëm të krimeve, ndërsa ndalet tek banda shqiptare “Hellbanianz”, anëtarët e të cilës jetojnë në disa kulla në pronën Gascoigne në Barking. Në blloqet e kullave në pronën Gascoigne në Barking, gangsterët e armatosur shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar. Me miliona fitime, mafiozët ballkanikë kryejnë gjithashtu grabitje të armatosura në të gjithë kryeqytetin dhe mendohet se takohen pranë pijetores Kings Lounge”, shkruan ndër të tjera media britanike.