Policia ka dhënë informacion për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” në Fier.
Në këtë zonë janë konstatuar të thyera parmakët anësore të njërit krah të urës, ndërkohë që në tokë është gjetur targa e një automjeti.
Policia ka tentuar të kontaktojë 26-vjeçarin që kishte marrë me qira automjetin të cilit i përket kjo targë por nuk ka arritur të lidhet me të. Polumbarët pritet të bëjnë kontrollin përgjatë lumit për gjetjen e automjetit, nëse ai ka rënë në lum.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.
Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.
Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.