Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-sekretar i Enver Hoxhës

Shqipëria

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-sekretar i Enver Hoxhës

Më: 15 janar 2023 Në ora: 14:04
Sevo Tarifa

Ish-sekretari i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe bashkëredaktor në disa nga veprat e Enver Hoxhës, Sevo Tarifa ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Tarifa qenë po ashtu në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe ish-sekretar i Enver Hoxhës, publicist, shkrimtar, veteran i LANÇ. Ai është babai i profesorit Fatos Tarifa.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë”, ka lajmëruar familja e të ndjerit.

Përcjellja për në banesën e fundit është bërë ditën e sotme në orën 12:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat