31 vite FRESSH, festë pa Ramën, Nikolla: Do t’i fitojmë zgjedhjet e 14 majit

Shqipëria

31 vite FRESSH, festë pa Ramën, Nikolla: Do t’i fitojmë zgjedhjet e 14 majit

Më: 15 janar 2023 Në ora: 14:09
Ilustrim

Në aktivitetin e organizuar për 31-vjetorin e themilimit të Forumit rinor të socialistëve. Në panel janë ngjitur antëar të rinj e të vjetër të PS. Ku fokusi i fjalimeve ishin zgjedhjet e 14 majit.

Partia Socialiste festoi këtë të dielë 31-vjetorin e themelimit të FRESSH. Në një aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve, morën pjesë personalitete të rinj e të vjetër të socialistëve.

Fokusi kryesor dhe në ktëë aktivietet ishin zgjedhjet e 14 majit, ku prioritet për ta mbetet seish fitorja në sa më shumë bashki.

“Më e bukur do të jetë festa e 15 majit, e deri atëherë të mos ndalemi duke trokitur në çdo derë, duke folur se sa shumë gjëra janë bërë, por dhe sa shumë të tjera na presin në të ardhmen me punë dhe vetëm me punë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.  

Edhe ministrja për rininë Bora Muzhaqi u shpreh se të rinjtë janë e ardhmja e vendit.

“Jam e bindur që gjithsecili jepni pikën tuaj, dhe ajo pikë e juaja kur ne të gjithë bëhemi bashkë për t’i arritur qëllimet që ia vendosim vetes, një gjë është pak, por e sigurt: ne ia dalim gjithmonë mbanë”, tha Muzaqi.

Partia Socialiste u shpreh optimiste se në qarkun e Tiranës do të ketë fitore të thellë pasi sipas tyre do t’i marrin të 5-ta bashkitë përkatësisht Tiranën, Vorën, Kamzën. Kavajën dhe Rrogozhinën.

Në këtë aktivitet mungonte kryeasocialsiti Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat