Policia e Lezhës ka arrestuar një person i cili prej afro një viti ishte i shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë 34-vjeçari Elidjon Gjoka.
Ky i fundit ishte fshehur në një banesë në Mirditë në momentin që u kap nga efektivet.
Gjoka akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për trafik droge. Në shkurt të vitit të kaluar Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të riun.
Një vit më parë, policia gjeti në makinën e tij armë dhe kokainë, por ai vetë kishte mundur të largohej.