I dënuar me 4 vite nga drejtësia greke, kapet në Kakavijë i shumëkërkuari shqiptar për vjedhje

Shqipëria

I dënuar me 4 vite nga drejtësia greke, kapet në Kakavijë i shumëkërkuari shqiptar për vjedhje

Më: 15 janar 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se i kërkuari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.

Bëhet me dije se ky shtetas rezulton i kërkuar.

Pasi është dënuar me 4 vite burgim nga gjykata e Pirgo në Greqi për vjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat