Dy drejtues policie të komisariatit të Devollit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Panorama Tv mëson se nga detyra janë pezulluar shefi i komisariatit, me iniciale B.P. dhe shefi i rendit me iniciale A.B.
Dyshohet se ata kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeje dhe shitjen e lëndës drusore.
Ata kanë qenë në përgjim përreth 3 muaj nga ana e Prokurorisë së Korçës.