Zgjedhjet vendore/ Presidenti Begaj pret ne zyrë kryetarin e KQZ-së, Celibashin: Partitë të zbatojnë ligjin!

Shqipëria

Zgjedhjet vendore/ Presidenti Begaj pret ne zyrë kryetarin e KQZ-së, Celibashin: Partitë të zbatojnë ligjin!

Më: 16 janar 2023 Në ora: 16:28
Presidenti Bajram Begaj dhe Ilir Celibashi

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një postim në Facebook, Begaj i bën thirrje partive politike që të zbatojnë ligjin me përpikmëri.

Gjithashtu Begaj thotë se partitë nuk duhet që të përdorin burimet publike për të bërë fushatë zgjedhore.

Postimi i Bajram Begajt:

Ftova sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi për të diskutuar mbi përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Gjithashtu vura theksin për rëndësinë që kanë këto zgjedhje jo vetëm si mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por edhe si provë e rëndësishme maturie për vetë sistemin tonë demokratik.

Në bisedën me zotin Celibashi u ndala në domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore me detyrimin për të mos përdorur veprimtaritë dhe burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre në fushatë.

Gjej rastin t’i bëj thirrje publike të gjitha subjekteve të këtij ligji që ta zbatojnë atë me përpikmëri dhe të inkurajoj KQZ-në për një monitorim e zbatim korrekt të tij. Të gjithë shqiptarët dëshirojnë një garë të ndershme dhe të barabartë të kandidatëve në fushatë. Nëpërmjet zbatimit të ligjit ne ua garantojmë këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat