Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria po përpiqet që të mbyllë gojën e opozitës dhe të mos lejojë kontrollin e saj mbi të.
Komentet Berisha i bëri jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku tha se opozita ka marrë vendimet e veta të cilat do t’i shpalosë dita-ditës.
Ai paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë shumë më shpejt nga sa është menduar, duke shtuar se fjala e opozitës nuk do të kufizohet vetëm në caqet ligjore.
“Opozita nuk ka asgjë tjetër në dorë, përveç kontrollit dhe fjalës. Ne do i fitojmë të dyja. Sot ju e patë. Sot foli opozita. Çështja që shtrohet është shumë e drejtë. Këta përpiqen që opozita të mos flaës. Kemi marrë edhe ne vendimet tona. Do të njiheni dita ditës.
E morët vesh ju, a mund të imagjinoni në botë që kryeministri të marrë e të përjashtojë 4 deputetë të opozitës nga grupi parlamentar. Qytetarët do i përgjigjen me të gjitha format demokratike. Nuk do të kufizohet vetëm në caqet ligjore fjala e opozitës. Protesta do të jetë më e afërt nga sa e mendoni ju”, u shpreh Berisha.