Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për sot

Më: 17 janar 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Vranësira të dendura,shoqëruar me reshje shiu dhe bore do të karakterizojnë motin në vendin tonë këtë të martë.

Reshjet do të jenë më intensive në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat