Është shtyrë procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa avokatit të tij Maks Haxhia.
Ky i fundit mësohet se ka pasur një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Durrës.
Tahiri në këtë proces kërkon që ti njihet shlyerja e pjesshme e dënimit të parë kur u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, një kohë të së cilës Tahiri pretendon që e ka shlyer.
Nëse kjo i njihet atij, dënimi aktual ulet në fuqi me të paktën 1 vit e 6 muaj burg.