Meta për Skënderbeun: Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane

Shqipëria

Meta për Skënderbeun: Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane

Më: 17 janar 2023 Në ora: 17:17
Gjergj Kastriot Skënderbeu

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 555-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Meta shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu, është përcaktuesi vendimtar i përkatësisë europiane dhe sipas kreut të Partisë së Lirisë, do mbetet krenaria, frymëzimi dhe lavdia e shqiptarëve.

“Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar.

Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat