Reshjet e shiut kanë sjellë problematikat e para në qarkun e Shkodrës. Autoritetet lokale raportojnë se rruga Prekal-Mali i Shoshit-Ndrejaj është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Ndërkohë, reshjet kanë rritur nivelin e ujit në lumin Drin ku është shënuar kuota 5.8 metra, ndërkohë që kuota maksimale është 7.5 metra.
Edhe niveli i liqenit ka arritur në 7.25 metra ku kuota maksimale është 8.7 metra.
Ndërkohë autoritetet kanë bërë të mundur hapjen e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë e cila u bllokua një natë më parë si pasojë e reshjeve.