Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një grua rreth moshës 48-vjeç është gjetur e mbytur në lumin Shkumbin.
Ende nuk dihet identiteti i saj. Në vendin e ngjarjes bëhet me dije se kanë shkuar Policia.
Nga informacionet paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.
Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë. Sakaq, polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e saj.