Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e sotme se strategjia e bosit të mafies italiane Mateo Mesina Denaros që u arrestua pak ditë më parë është aplikuar edhe në Shqipëri.
Në një emisionin në Tch, ai deklaroi se vendosja e kamerave është shpikur fillimisht nga Denaro 20 vite më parë për të ngritur një sistem kontroll për vjeljen e gjobave nga biznesi.
“Këto ditë unë kam parë që janë hequr disa kamera sigurie në zonën e Shkodrës që janë për krimin e organizuar që nuk janë vetëm për të ruajtur nëse u vjen policia në zonë, por janë për të ruajtur bizneset kuata marrin gjobën.
Kjo është një histori e shpikur nga Mateo Mesina Denaro, e para 20 viteve ku kontrollohej se si merreshin gjobat nga bizneset. Kjo na largon në kuptimin e kriminalitetit por na afron shumë për modelin që ne kemi ndjekur sepse duam apo s’duam ne grupet kriminale në Shqipëri i ka rritur mafia italiane. Sot paraqitet një tjetër nivel që ne njohim para 20 vitesh”, deklaroi ai.