Reshjet në vend, policia rrit prezencën në akset rrugore, thirrje shoferëve të respektojnë sinjalistikën

Shqipëria

Reshjet në vend, policia rrit prezencën në akset rrugore, thirrje shoferëve të respektojnë sinjalistikën

Më: 19 janar 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Si pasojë e motit të keq shërbimet e policisë rrugore bëjnë me dije se në të gjitha rrugët e vendit janë vendosur në gatishmëri.

Gjithashtu në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Njoftimi:

Policia Rrugore

Shërbimet e Policisë Rrugore, në gatishmëri, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, në rast nevoje, në situatën e krijuar si pasojë e motit të keq.

Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Për shkak të reshjeve të shiut, në segmentet rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore është më i lartë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve të akset rrugore në të cilat janë krijuar vështirësi për shkak të motit të keq.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përrdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat