Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka njoftuar mbi situatën e rrugëve pas reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës.
Nëse keni vendosur të udhëtoni për fundjavë, fillmisht njihuni me situatën e rrugëve, nëse janë të bllokuara, apo nëse janë të kalueshme.
Reshjet e dëborës kanë nisur në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa problem.
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet
“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, këshillon ARRSH-ja.