Sekuestrohen 64 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Shqipëria

Sekuestrohen 64 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:41
Droga e kapur nga policia

64 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni që është zhvilluar nga policia greke në Follorinë.

Brenda mjetit ku është gjetur droga janë sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 64 kg 533 gram marijuanë.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 3 celularë me 3 karta SIM dhe 200 euro.

Në pranga ka rënë shoferi i makinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat